“A e dini pse Rama sulmon, fajëson e fyen Europën”, Nishani del me deklaratë e fortë dhe ngre alarmin

Shqipëria

“A e dini pse Rama sulmon, fajëson e fyen Europën”, Nishani del me deklaratë e fortë dhe ngre alarmin

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 10:17
Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me qëndrimin që kryeministri Rama mban ndaj Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

Edi Rama sulmon, fajëson e fyen Evropën pse Shqipëria nuk përparon dot në procesin e integrimit !!

A e dini PSE?

Një raport i publikuar nga “World Justice Project”  mbi Sundimin e Ligjit i cili përmbledh vlerësimin për periudhën nga viti 2015 deri në 2020 e rendit Shqipërinë në vendin e 78 nga 128 vende sa i takon sundimit të ligjit, ndërsa në Ballkan në vendin e fundit.

Pas Shqipërisë renditen Maroku, Peruja dhe vendet e Afrikës.

https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/

Në lidhje me korrupsionin Shqipëria  renditet  e 100-ta nga 128 shtete dhe e fundit në Ballkan.

Në lidhje me transparencën e qeverisë ndaj qytetarëve, vendi ynë rankohet i 77-i nga 128 shtete në botë dhe i fundit në Ballkan !

Në lidhje me rendin dhe sigurinë, Shqipëria renditet e 36-ta nga 128 shtetet në rang global dhe e fundit në Ballkan !

Përsa i takon zbatimit të rregullave në rang global Shqipëria renditet e 98 dhe i fundit në Ballkan.

Për drejtësinë civile, ku Shqipëria ka pësuar ulje të madhe në renditje, vendi ynë është i 87 në rang global dhe i fundit në Ballkan !

Besoj këtu është përgjigjja se PERSE Edi Rama vit pas viti vetëm akuzon, fajëson, e tallet me Evropën dmth me të ardhmen e shqiptarëve !

Na duhet me çdo kusht një zgjidhje të re!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat