Një person i dyshuar me variantin Delta në Shqipëri

Shqipëria

Një person i dyshuar me variantin Delta në Shqipëri

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Një person në Shqipëri dyshohet të jetë i infektuar me variantin Delta të koronavirusit, i njohur edhe si varianti indian.

Mësohet se ky person ka ardhur ditët e fundit në vendin tonë nga Britania.

Dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta.

Deri tani ende nuk ka konfirmime nga autoritetet vendase, por para dy ditësh sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat