Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një intervistë për Euroneës Albania është shprehur se institucionet shqiptare përballen me qindra sulme kibernetike çdo ditë.
Sipas tij, një pjesë e tyre vijnë nga jashtë vendit, teksa shton se këto sulme lidhen me interest gjeostrategjike. Peleshi shprehet se Shqipëria si një vend i NATOS-s ka rivalë dhe konkurentë, ndaj edhe ka përpjekje për të destabilizuar vendin tonë.
“Të rrezikuar, jo vetëm sistemet tona kritike por dhe ato private dhe shtetërore. Sipas informacioneve të Shërbimit të Inteligjencës, shumë kompani private sulmohen vazhdimisht nga hakera të ndryshme brenda dhe jashtë vendit”, tha Peleshi.
Por ministri thotë se Shqipëria nuk i ka ende kapacitetet e duhura për t’u mbrojtur nga këto sulme, ndaj nvojitet edhe mbështetja e aleatëve.
Për të përballuar sulmet nëpërmjet kompjuterëve, ministria e Mbrojtjes dhe Shtetet e Bashkuara parashikojnë ngritja e Njësisë së Mbrojtjes Kibernetike brenda këtij dikasteri.