E pranon drejtori: Në serat e shtetit mbjellim kanabis

Shqipëria

E pranon drejtori: Në serat e shtetit mbjellim kanabis

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:25
Andrea Muço

Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje ka pranuar se në ambientet e saj mbillet kanabis sativa, por e gjitha bëhet për arsye shkencore.

Andrea Muço u shpreh për emisionin “Breaking” në Top News, se mbjellja e kanabisit është një procedurë normale, që monitorohet nga policia dhe prokuroria.

“Nuk është aktivitet illegal. Nuk ndjehem keq, kjo është punë e përditshme për mua”, tha ai.

Por ajo që është misterioze dhe dyshuese lidhur me rastin, është fakti se ministria e fshiu pjesën e videos ku tregoheshin bimët e kanabisit.

Nëse kultivimi i kanabisit nga shteti për arsye shkencore është i ligjshëm, pse ministria i fshehu pamjet?

Çfarë ndodhi?

Dje gazeta SHQIP, publikoi disa pamje që ishin publikuar nga ministria e Bujqësisë dhe më pas fshirë, ku tregohej se mes perimeve në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, rriteshin edhe disa bimë të ngjashme me kanabis sativa.

Pamjet ku tregohej bima narkotike u fshinë nga ministria, por nuk u dha asnjë detaj mbi rastin, për të mohuar apo pohuar prezencën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat