Partia Demokratike deklaroi sot se vendi është i zhytur në korrupsion duke nxjerrë bërë fajtor kryeministrin Edi Rama.
Deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat tha se sot nuk ka shqiptar që të besojë se shkallmimi dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, e miliona eurove në buxhet, ndodh pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.
Sipas PD, 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe se të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë.
Deklarata e plotë e PD
Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.
Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër.
Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare.
Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.