​7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

​7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 7 persona me Covid-19.

Ndërkohë, fatmirësisht asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona.

Aktualisht, janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat