Lajmi që bëri bujë se 20 zyrtarë shtetëror, mes tyre dhe policë bashkiak, punonjës të bashkisë dhe njësive administrative dhe efektivë të policisë me detyrë monitorimin e territorit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA nuk është i vërtetë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale informative se SHÇBA po heton rreth 20 punonjës policie në DVP Elbasan për përfshirje në kultivimin e kanabisit, sqarojmë opinionin publik se ky informacion nuk ështe i vërtetë.
Theksojmë se nga analizat e kryera nga SHÇBA, qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.
SHÇBA mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha mediat në kuadër të transparencës me publikun.