Ish zv-ministrja e brendshme Rovena Voda ngeci në rrjetat e SPAK mbas përgjimeve intensive të nisura në 2019 ndaj një grupi trafikantësh, që pak ditë më parë i kushtoi lirinë dhe ish kryeprokurorit te Kuksit Edmond Karriqi, i cili gjithashtu u përgjua dhe doli që u pagua për të liruar disa të rinj për disa doza hashashi.
Rovena Voda nën arrest shtepiak dyshohet se ushtroi ndikim të paligjshëm tek funksionare të tjerë me qëllim punësimin për arsye përfitimi të Florida Beut , gjithashtu nën arrest shtëpiak se bashku me Majlinda Hasanin .
Kjo e fundit ka rolin e ndërmjetesës dhe sipas SPAK rezulton se shfrytëzoi njohjen me zyrtaren për të hapur një vend pune dhe për këtë arsye ato janë takuar në ministri me Vodën, tregojnë burimet për Top Channel.
Dy gratë flasin në telefon të shqetësuara dhe përmendin emrin e Vodës ku dhe thuhet se asaj ju dhanë dy mijë euro për këtë nder
Të dyshuarat pritet të dalin para gjykatës antikorrupsion për tu njohur me masën e sigurisë që u shpall në mungesë të martën, ndërkohë që deri më tani për pak ditë kanë përfunduar nën akuze tre prokurorë, dhe dy ish-kryebashkiakë. Më e bujshmja është hetimi ndaj Fatos Tushes, ish-kryetar i bashkisë së Lushnjës, i cili del në përgjime duke porositur karburant për miqtë dhe po për ta ndikoi për dhënien e tenderit 24 milionë lekë një kompanie që nuk përmbushte kriteret.