Një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Pogradecit.
Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët e tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rrëshqitur në tualet dhe ka rënë në dysheme, ç’ka mendohet se i ka shkaktuar vdekjen.
Ambulanca ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të qytetit, ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.