Policia jep mesazhin e rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Policia jep mesazhin e rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 22:59
Policia Rrugore

Policia Rrugore ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në Facebook drejtuar përdoruesve të rrugës, në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit.

Në mesazh u bëhet apel shoferëve që të mos shpejtojnë në timon, pasi ka radarë, kamera dhe policë rrugor kudo, jo me qëllimin për të vënë gjoba, por për të rritur sigurinë e jetës në rrugë.

Mesazhi i plotë:

Mos shpejtoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.

Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë.

Respekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep.

Bëjmë më të mirën!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat