Kërkoi legalizim të ryshfetit, Rama për mjekun: Mbresëlënës nga paturpësia e propozimit

Shqipëria

Kërkoi legalizim të ryshfetit, Rama për mjekun: Mbresëlënës nga paturpësia e propozimit

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka reaguar edhe në lidhje me propozimin e një mjeku për të legalizuar ryshfetin.

“Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit.

Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim siç e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%.

‘Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat