Lezhë/ Kreu i një njësie administrative, në kërkim për kultivim kanabisi

Shqipëria

Lezhë/ Kreu i një njësie administrative, në kërkim për kultivim kanabisi

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Kreu i njësisë administrative në Ungrejt të Lezhës është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Më kërkesë të prokurorisë Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre”.

Gjithashtu “arrest në burg” është vendosur edhe për Zef Brocin, i cili është vënë në pranga nga policia.

Sakaq hetimet për rastin në fjalë kanë nisur muaj më parë, ndërsa dyshohet të jenë të përfshirë dhe persona të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat