Gjenden 4 skelete në Përmet, dyshohet për një varr masiv të viktimave të diktaturës

Shqipëria

Gjenden 4 skelete në Përmet, dyshohet për një varr masiv të viktimave të diktaturës

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:22
Foto

Punimet që po kryehen në lagjen e re në Përmet, kanë nxjerrë katër skelete njerëzore.

Skeletet mendohet se i përkasin viktimave të diktaturës, ndërsa në zonë janë ndërprerë punimet.

Kjo, pasi ka dyshime të forta se në vendin ku u gjetën sekletet, mund të ndodhet një varr masiv.

Por, pavarësisht kësaj, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për të hetuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat