Zhupa: Qeveria e krijoi vetë krizën mjedisore me mbetjet në Durrës dhe Kavajë

Shqipëria

Zhupa: Qeveria e krijoi vetë krizën mjedisore me mbetjet në Durrës dhe Kavajë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:31
Ina Zhupa

Ina Zhupa, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat iu drejtua SPAK-ut që të hetojë çështjen e mbetjeve në Durrës dhe Kavajë, me pretendimin se qeveria vendosi të mbulojë shpenzimet për të pasuruar pronarët e landfillit të Sharrës.

Sipas znj. Zhupa, qeveria e ka orkestruar me vetëdije situatën e rënduar të mbetjeve, që më pas vetë ajo të jepte zgjidhjen duke paguar për dërgimin e plehrave në landfillin e Sharrës.

“Ajo që ne (PD) paralajmëruam se ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në Durrës dhe Kavajë për të hapur një cikël që plehrat e qytetarëve të vidheshin sërish nga mafiat e inceneratorëve, nga Edi Rama”, u shpreh znj. Zhupa.

Ina Zhupa tha se PD prej disa vitesh ka denoncuar atë që ajo e quan “aferë korruptive” me landfillin e Sharrës, duke shtuar se “qeveria i jep para mafias së inceneratorëve për të zgjidhur krizën që krijoi vetë dhe që cenonte shëndetin e qytetarëve”.

Në fund të deklaratës, znj. Zhupa i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat