“Kaq të pangopur janë këta monstra që na qeverisin, sa edhe m** po t’u japësh...”/ Murrizi e lëshon gojën keq dhe nuk lë gjë pa thënë

Shqipëria

“Kaq të pangopur janë këta monstra që na qeverisin, sa edhe m** po t’u japësh...”/ Murrizi e lëshon gojën keq dhe nuk lë gjë pa thënë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:34
Myslim Murrizi

Myslim Murrizi, i cili nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e ish-zv.ministres Rovena Voda, e cila u kap në përgjime duke marrë lekë, celular dhe një arkë me peshk për të futur në punë një person tjetër.

Murrizi akuzon SPAK-un se ka vepruar me dy standarde, pasi në rast se do të ishin kapur mjekët duke marrë ryshfet, ata nuk do të ishin lënë në “arrest shtëpie” siç u la ish-zv.ministrja.

Ai është revoltuar edhe me mënyrën se si një funksionare e lartë abuzon me pushtetin, duke marrë ryshfet edhe një arkë me peshk.

Ai thotë se personat që na qeverisin janë aq të pangopur sa që edhe m** po t’u japësh, nuk do të thonin kurrë jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat