Gazetari Enrik Mehmeti njihet për raportimet aventureske. Ai tregon se një ndër ta ka qenë dhe raportimi në mes të detit që ka bërë ndërkohë që skafi po fundosej.
Ai tregon në "Ora Verore" peripecinë e tij në mes të detit.
"Shkuam në vendngjarje me një gomone pirate. Anija po digjej dhe ne publikuam pamjet e para të ngjarjes. Ishte ekskluzive botërore.
Skafi u mbush me ujë, u mbyt dhe kamera. Kameramani italian po qante, sepse kishte pak kohë që ishte martuar dhe thoshte, nëse shpëton dikush nga ju kontaktojeni gruan time.", rrëfeu Mehmeti.