Arrestohet ish-kreu i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit të koduar “INSPEKTORATI”, ku u ndaluan dhe kryeinspektori aktual dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.
Njoftimi:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor E.Xhaka, 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.