Të qara, ulërima dhe sherr para gjykatës: Momenti kur tre vëllezërit vlonjatë nxirren nga godina

Shqipëria

Të qara, ulërima dhe sherr para gjykatës: Momenti kur tre vëllezërit vlonjatë nxirren nga godina

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dalja e tyre nga gjykata u shoqërua me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë teksa thërrisnin se në vend të tyre duhej të ishte gjyqtari dhe jo ata.

Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.

Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.

Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat