Në akshihanet e politikës së Tiranës po qarkullon ditët e fundit me shpejtësinë e erës, një ‘axhansë’ çoroditëse, e stilit tipik të teorive të konspiracionit se me gjasë shumë shpejt Edi Rama do të tërhiqet nga politika dhe se vendin e tij do ta zërë as më shumë e as më pak por ministresha më e besuar e tre viteve të fundit, Belinda Balluku.
Shpërndarësit e lajmit janë kujdesur që konspiracioni të jetë sa më i besueshëm duke e shitur si rrjedhje nga burime shumë të sigurta pranë Edi Ramës.
Thashethemi është përhapur pikërisht në ditët kur sarajet e ‘Sulltanit’ janë përfshirë nga makthi i SPAK dhe kur të gjithë poshtë Bablokut po ‘dridhen si purteka’ nga zhvillimet e pritshme në institucionin e akuzës. E jashtë këtij makthi nuk mbetet as vetë Belinda, ministria e së cilës është më e rëndësishmja e përfolur për tendera korruptivë, PPP e koncesione problematike. Pavarësisht se ministresha është kujdesur mjaft që të mos firmosë vetë në dokumentet e pazareve, vështirë se do të mund të dalë e palagur nga kjo mesele.
Ende nuk është e qartë nëse në qarkullimin e emrit të ministreshës për kryeministre kemi të bëjmë me një puç të vërtetë pallati që po duan t’i bëjnë Edi Ramës (pak si vështirë për ta besuar këtë variant) apo është thjeshtë një intrigë oborri për të çoroditur sa më shumë aleancat brenda selisë rozë në prag të mandatit të tretë, i cili duket se nuk do të jetë aspak i lehtë…
Emri i Belinda Ballukut është tepër i përfolur dhe i mveshur me hije të errëta. Jo thjesht për qasje të forta korruptive si ministre e ministrisë më me shumë para publike por edhe për jetën e saj private.
Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sensualitetin dhe nimfomaninë që e përflasin (ar)miqtë brenda partisë, por ata janë kujdesur të çojnë në antenat e shërbimeve ndërkombëtare bashkëjetesën e ministres me një person me rekorde të forta kriminale. E këtu asnjeri nuk falë…