Përplasen tre makina, aksident me dy të plagosur

Shqipëria

Përplasen tre makina, aksident me dy të plagosur

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina BMW, Toyota dhe Fiat.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Image

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat