Berisha: Zgjedhje nën regjim mafioz, ja përgjegjësi e kujt është humbja e PD-së

Shqipëria

Berisha: Zgjedhje nën regjim mafioz, ja përgjegjësi e kujt është humbja e PD-së

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:37
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Në përfundim të mbledhjes së organin më të lartë vendimmarrës të Partisë Demokratike, Kuvendin Kombëtar, ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një prononcim për mediat ku ka folur edhe rreth zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai u është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me përgjegjësin që ka kreu aktual i PD në humbjen e 25 prillit, duke thënë se kjo nuk mbetet vetëm tek ai por tek çdo strukturë e Partisë Demokratike.

“Përgjegjësia për zgjedhjet fillon nga anëtari kryetari i seksionit dhe përfundon tek kryetari i PD dhe  anëtarët e këshillit e kryesisë.

Nuk ka diskutim që këto ishin zgjedhjet të regjimi mafioz dhe narkoshteti të instaluar. Por detyra e çdo demokrati nga ky Kuvend është një betim solem. Për të mos lënë gurë pa kthyer dhe përpjekje pa bërë për të përmbysur sa më shpejt narkoshtetin e vetëm në Europë. Opozita është sot në situatë jo të favorshme po ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh” tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat