Udhëzimi i Ministrisë së Infrastrukturës nr 473 i vitit 2018 , i cili parashikonte që transporti në linjat kryesore të kryhet pa ndalime në stacion gjatë itenerarit të linjës, ka krijuar pakënaqësi dhe dëm të madh ekonomik për operatorët e transportit. Por ngarkesa financiare i shkaktohet udhëtarëve që duhet të paguajnë më shtrenjtë.
“Mund të jetë ndonjë qytetar që mund të vijë nga Peshkopia, ose nga Kukësi, e ka shpinë në Fushë- Krujë dhe të vijë me patjetër në Tiranë, që të marr autobuzin pastaj për të ikur në Fushë- Krujë. Kjo e dëmton qytetarin në kohën e tij, të mos flasim pastaj për aspektin ekonomik. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka një stacion të mirëfilltë qëndrimi.”
Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Interurban thotë se infrastruktura e papërshtatshme dhe përplasja e udhëzimeve sjellin edhe më shumë probleme.
“Të krijohen kushte më të mira që të ketë një tip stacioni, siç e kanë vendet e ndryshme të Evropës.”
Është premtuar zgjidhje ,por pa një afat të përcaktuar.
“Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme, kemi bërë edhe protesta në lidhje me këtë, por deri në këto momente është shumë e vështirë, por ndoshta edhe nga faktet se institucionet po kalojnë një periudhë të vështirë ekonomike."
Transporti publik për linjat urbane e interurbane shpesh është përballur me problematika të shumta, ndaj shoqatat e transportit i janë drejtuar vazhdimisht , Ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë me shkresa për zgjidhjen e tyre.