“E doja këtu”, Kadilli ironizon Bashën

Shqipëria

“E doja këtu”, Kadilli ironizon Bashën

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:47
Fatbardh Kadilli

Anëtari i kryesisë së PD, ish-kandidat për drejtimin e saj Fatbardh Kadilli, ironizoi mungesën e kryedemokratit Basha në sallë në nisje të fjalimit të tij në Kuvendin Kombëtar të partisë.

Kadilli nuk i ka kursyer ironitë duke iu drejtuar Bashës së shpreson të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por për reflektim.

"Të nderuar delegatë durimmëdhenj që ndodheni ende në sallë si një provë që Kuvendi i vërtetë kuvendon, ju falenderoj që ndodheni këtu akoma. Do kisha kënaqësinë të ishte këtu në sallë edhe në fjalimin e dikujt që nuk është në listën e recitimeve, të kryetarit. Uroj që të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë. Çdo delegat në këtë Kuvend është këtu për një përgjegjësi më të madhe se vetja.

Pa këtë bindje të thellë të vetes askush nga ne nuk ka çfarë i thotë demokratëve dhe opozitarëve. Pa kuptuar këtë mision ne nuk kemi asgjë të re për t'i thënë Shqipërisë. Ne të gjithë kemi një detyrim, të punojmë që ta bëjmë PD-në më të madhe se vetja," tha Kadilli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat