Përqafime dhe buzëqeshje, Yuri Kim takon sopranon e njohur: Muzika dhe fuqia e shpresës

Shqipëria

Përqafime dhe buzëqeshje, Yuri Kim takon sopranon e njohur: Muzika dhe fuqia e shpresës

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:35
Yuri Kim dhe Ermonela Jaho

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur e ngazëlluar nga takimi që ka pasur me sopranon shqiptare Ermonela Jaho.

Diplomatja amerikane ka postuar disa foto në Instagram ku shprehet se folën për muzikën dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë.

“Takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht.

Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela dhe mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat