Edhe fëmijët shqiptarë që kanë lindur jashtë kufijve të vendit, por që janë regjistruar në Shqipëri, e kanë përfituar bonusin e bebes.
Sipas radhës së lindjes, fëmija i parë ka marrë cekun prej 40 mijë lekësh të reja, i dyti 80 mijë dhe i treti 120 mijë.
Në rastet e binjakëve apo trinjakëve është dhënë ceku prej 120 mijë lekësh për secilin nga fëmijët.
Në 6 muajt e parë të vitit, kanë marrë çekun e bebes 6 mijë fëmijë të lindur jashtë Shqipërisë.