Një apartament në katin e tretë të një pallati pesë katësh në Maliq u përfshi pasditen e sotme nga zjarri.
Shkak mësohet se është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Sapo kanë pikasur zjarrin banorët e pallatit kanë dalë dalë jashtë.
Flakët kanë rrezikuar edhe apartamentet ngjitur por ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë neutralizimin e më pas fikjen e zjarrit në banesë.
Nga raportimet e para ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.