Pas revoltës së bizneseve në Lungomare janë shënuar incidentet e para mes administratorëve të lokaleve dhe Policisë së Shtetit.
Ata kane vendosur kolonën zanore të dashur për shqiptarët, pas orës 22:00, orari i caktuar nga Komiteti Teknik, për të lejuar muzikën në lokale.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në Lungomaren e Vlorës me qëllim monitorimin e respektimit të orës policore nga ana e bizneseve. Disa prej pronarëve të bizneseve kanë refuzuar ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe janë përplasur me efektivët.
Siç mund të shihet edhe në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, shihet momenti kur policia shoqëron dhe tërheq me forcë për ta futur në furgon administratoren e një restoranti në Lungomare.
Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak momente më parë dhe madje ka terrorizuar edhe turistët në atë zonë, por edhe kalimtarët e rastit.
Kjo nismë tregon se bizneset në Vlorë kërkojnë pavarësinë nga masat anticovid që po ju marrin frymën si dhe kërkojnë pavarësinë te ushtrojnë aktivitetin pa kufizime në sezonin veror.