Reshje shiu dhe shtrëngata, zonat e rrezikuara ditën e hënë

Shqipëria

Reshje shiu dhe shtrëngata, zonat e rrezikuara ditën e hënë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Dita e hënë do të jetë me reshje lokale shiu, por në disa zona me shtrëngata.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar motin për 24 orët e ardhshme.

Më poshtë, parashikimi i motit për ditën e hënë:

Reshjet

Ditën e hënë në qarkun Kukës priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat