"Çmendet" 34-vjeçari, merr peng të dashurën dhe e dhunon në banesë

Shqipëria

"Çmendet" 34-vjeçari, merr peng të dashurën dhe e dhunon në banesë

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër për pengmarrje.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”, pasi ka marrë me forcë në banesë, partneren e tij 36-vjeçare.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat