Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë për drejtorin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi.
Prokurori Kariqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej për korrupsion.
daj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij, duke e lënë në burg. Prokurori i Kukësit akuzohej për marrje ryshfeti për lehtësim mase.