Takimi Basha-Berisha. Ristani bën komentin epik

Shqipëria

Takimi Basha-Berisha. Ristani bën komentin epik

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 17:54
Arben Ristani

Një nga gjërat që u komentua në Kuvendin e PD, ishte dhe takimi i përzemërt i Bashës dhe Berishës, pas qëndrimeve publike që ish-kryeministri ka mbajtur pas deklaratës që kreu i PD pati kur ai u shpall non grata nga SHBA.

I pyetur në Top Talk se si ju duk ky takim, Arben Ristani tha se:

Vura re dy Berisha në një, një Berishë që deri dje thoshte unë e dhashë shembullin tim , unë po humba jap dorëheqjen dhe largohem , duke lënë të kuptohet që dhe Basha do duhet të mbante këtë standard .

Dhe Berisha i cili thoshte që kur ka humbje përgjegjësia është e gjerë duhet ta kërkojmë tek seksioni i PD. Për ta mbrojtur Bashën dhe për ta shpërndarë vëmendjen. Ata janë së bashku. Të shohim si do jenë gjërat më tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat