I ftuar në edicionin e lajmeve gazetari Elton Qyno, ka dhënë detaje për Kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, të cilin Prokuroria e Tiranës e akuzon se i është shmangur hetimit.
Sipas Qynos, Qatos i është dërguar dy herë shkresë zyrtare, në lidhje me apartamentin shtesë që po bëhej, por megjithatë nuk ka pasur asnjë reagim.
Sipas gazetarit, Qato së bashku me Leonardo Lamani dhe Adrian Çaushaj, kanë nisur veprimet vetëm kur në lojë është futur edhe Prokuroria e Tiranës.
“Kam paralajmëruar se do të ketë arrestime të tjera, dhe pikërisht në Bashkinë e Tiranës, duke vijuar në atë gamën e ndalimeve që ka kryer Prokuroria e Posaçme e SPAK, e cila ka tentuar që të arrestojë tre zyrtarë të Inspektoriatit të mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Tiranës, por edhe një person më konkretisht Klevis Bregun që ishte administrator i një pallati ku ishte ndërtuar apartamenti shtesë, dhe faktikisht, vrulli apo tentative e Prokurorisë së Tiranës, për të arrestuar këto 4 persona, është zbehur në Gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të mos pranojë kërkesën arrest me burg për 4 individë, por të vendosë, detyrim paraqitje për tre zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe arrest shtëpia për Klevis Bregun. Është një çështje që është hetuar për ndërtim pa leje dhe ka filluar të administroheshin letrat në dosje që prej fundit të qershorit të vitit 2020.
Janë dy momente, është moment i parë kur është njoftuar në datën 31 Korrik 2020, është njoftuar Inspektoriati i mbrojtjes së territorit, me shkresë zyrtare, jo personalisht Mariglen Qato, por institucioni.
Sërish policia më datë 3 gush 2020, ka shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty nuk bëhej fjalë për një meremetim çatie siç ishte raportuar, por në fakt ishte një situatë që kishte dalë jashtë çdo limiti, pasi në tarracat e pallatit po bëhej një apartament i ri. Sërish më 3 gusht është njoftuar IMT, por sërish nuk ka vepruar, në këto kushte policia sipas procedurës ia kanë dërguar materialet, Prokurorisë së Tiranës, dhe sipas asaj që thuhet në dosje, Bashkia e Tiranës ka filluar të lëvizë rreth datës 10 gusht të vitit 2020, pasi dosja ka shkuar në Prokurori, por nuk ka vepruar në dy rastet e para. Në momentin që ka hyrë në lojë Prokuroria atëherë Mariglen Qato, Leonardo Lamani por edhe Adrian Çaushaj, të shkojë në terren dhe të marrë masë administrative nga subjektit."
Më tej shton se edhe pse Klevis Bregut, pronarit të apartamentit që po ndërtohej mbi pallatin 5 katësh, i ëhstë vendosur gjobë dhe është urdhëruar që punimet të prishen, ndërtesa është ende.
"Klevis Bregu, vëllait dhe babit të tyre duke e gjobitur 3 milionë lekë të vjetra, duke pezulluar punimet dhe duke marrë një vendim të këtij objekti Sot e kësaj ditë, pavarësisht se të gjithë këto dokumente janë përpiluar duke filluar nga prishja e objektit e deri të gjoba, faktikisht apartamentin e kemi në këmbë, dhe zotërinjtë besojë se vijojnë të jetojnë brenda apartamentit, të bërë pa leje. E gjithë kjo kronologji është përpiluar edhe nga prokuroria e Tiranës,e cila ka paraqitur në Gjykatë, kërkesën për dhënien e masës së sigurisë arrest me burg për këta zyrtarë.