Vendi do të përjetojë shkëputje të shkurtër nga ditët përvëluese të verës.
Reshjet gjatë mesditës së të hënës do të jenë të formës së shtrëngatave të shkurtra dhe në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin. Më tej do të vijojë moti me diell e temperatura në rritje si më poshtë vijon.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare.
Prej ditës së mërkurë përgjatë bregdetit era do të fitojë forcë hera herës e vrullshme duke u pasuar nga shtim i dallgëzimit 4 deri 5 ballë në brigjet e Jonit.