Rreth 8 mijë vaksina kundër pandemisë së COVID-19 të kompanisë Pfizer kanë ardhur mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës.
Lajmin e shpërndau vetë Delegacioni i Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se ngarkesa është e financuar pikërisht nga BE-ja, dhe e mundësuar në këtë rast nga Austria.
Sipas lajmërimit, rreth 150 mijë vaksina të tilla të financuara nga Brukseli do të vijnë në kryeqytetin shqiptar, deri në fund të gushtit, me objektiv rritjen e fushatës së imunizimit në vend.
Another shipment of more than 8K ??funded BioNTech/Pfizer anti-Covid19 vaccines facilitated by?? arrived last night in Tirana??. Nearly 150k EU-funded? will be delivered to Albania by the end of August to boost the ??country’s immunisation efforts.#EU4Albania#TeamEurope pic.twitter.com/vbPo7tVMhT
— EU in Albania (@EUinAlbania) July 20, 2021