Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë hapsia me pemë dhe shkurre, teksa flakët vijojnë për më shumë se një orë.
Mësohet se flakët shihen lehtësisht nga turistët që po pushojnë në Gjirin e Hartës.
Sakaq, forcat e zjarrfikëses janë nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.