70-vjeçarja Mynever Tela e cila u asfiksua nga tymi në banesën e saj në Pogradec është dërguar në Tiranë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se gjendja e të moshuarës është përkeqësuar dhe është sjellë në kryeqytet për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Mesditën e sotme banesa e 70-vjeçares u përfshi nga flakët pasi soba e gatimit mori zjarr.
Tela u asfiksua nga tymi dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit.