Julian Skëndaj është emigrant në Suedi, aty ku ka ndërtuar familjen dhe jetën e tij.
Por, vazhdimisht kthehet në Shqipëri, sepse ka mision, bamirësinë. Për festën e Kurban Bajramit, ka shkuar në rrethinat e Fierit për të ndihmuar 40 familjet më të varfra të zonës.
“Këto familje i kemi përzgjedhur nëpërmjet disa kontakteve që kemi, janë familjet më të skamura në fshatrat rreth Fierit. Disa prej tyre i kemi ndihmuar më parë, disa jo dhe është hera e parë sot. Kemi sakrifikuar 10 shelegë”, shprehet Juliani.
Ai i ka ofruar mundësinë 40 familjeve për të festuar këtë ditë, duke shpërndarë ushqime.