Dëmshpërblimi 110 milionë euro ndaj Becchettit, ministrja Denaj e pranon: Do ta paguajmë

Shqipëria

Dëmshpërblimi 110 milionë euro ndaj Becchettit, ministrja Denaj e pranon: Do ta paguajmë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 23:25
Ministrja e Financave Anila Denaj

Ministrja e Financave Anila Denaj e ka pranuar që Shqipëria do ta paguajë dëmshpërblimin prej 110 milionë euro ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kur gjykata të japë vendimin e formës së prerë.

Ajo tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga Avokatura e Shtetit, por në rast se vjen përgjigja e vendimit të formës së prerë, atëherë shuma prej 110 milionë eurosh do të hiqet nga një process tjetër për t’ia dhënë Becchettit.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit.

Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër.”- tha Denaj në RTSH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat