Me këmbët në timon, një drejtues automjeti në Shqipëri ka zgjedhur të udhëtojë duke sfiduar çdo mjet sigurie, duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.
Faqja “Aksidente rrugore” ka ndarë videon e një të riu që nuk zgjedh të udhëtojë me duar në timon por gjysmë i shtrirë me këmbët që i vendos para xhamit ndërsa në sfond dëgjon muzikë me volum të lartë.
Prej disa ditësh policia vijon aksione të shumta në rrugë për kapjen e drejtuesve që ecin në mënyurë të shkujdesur.
Mirëpo, ka mjaft individë që shkojnë përtej çdo parashikimi duke u kthyer në rrezik.