Sherri në PS/Fatjon Elezaj i përgjigjet Petro Koçit: Fushatën në Fier e drejtoi Ruçi dhe Subashi, ti je mësuar ta tradhëtosh partinë

Shqipëria

Sherri në PS/Fatjon Elezaj i përgjigjet Petro Koçit: Fushatën në Fier e drejtoi Ruçi dhe Subashi, ti je mësuar ta tradhëtosh partinë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:17
Sherri në PS/Fatjon Elezaj i përgjigjet Petro Koçit: Fushatën në Fier e drejtoi Ruçi dhe Subashi, ti je mësuar ta tradhëtosh partinë

Analiza e rezultatit të zgjedhjeve në PS e Qarkut të Fierit ka ndezur sherr brenda socialistëve. Kryetari i emëruar në Fier, Petro Koçi, ka akuzuar strukturat se nuk kanë punuar dhe kanë vendosur njerëz sa për “dekor politik”. Një ndër presonat që përmendte ishte dhe kryetari i PS për Rajonin 2 në Fier, Fatjon Elezaj, që ka reaguar pas akuzave të deputetit të zgjedhur, duke e akuzuar Koçin se ka sabotuar Partinë gjatë zgjedhjeve. Elezaj thotë se edhe pse ishte Kryetar, Petro Koçi nuk ka shkuar në asnjë takim me socialistët e Fierit, sepse kishte hatërmbetje për emrat në listën për deputetë.

“Dua t’ju bëj me dije se ne çdo takim që ne patëm kryetari i emëruar i PS nuk mori pjesë as për të thënë 2 fjalë e as për të mbështetur Partinë Socialiste apo ne si përfaqësues të saj. E gjithë fushata u menaxhua nga Drejtuesi Politik i Qarkut z. Gramoz Ruçi dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi”, shkruan kryetari i PS në Rajonin 2 në Fier.

Më tej, ai thotë se Koçi ka pasur në qendër interesat personale.

“Me këtë që keni bërë ju zoti deputet i zgjedhur keni treguar se interesat tuaja personale janë më të mëdha se qyteti ynë. Me qendrimin tuaj keni treguar se nuk e doni as Fierin dhe as Partinë Socialiste. Ne nuk e lejojmë kurrë përçarjen e Partisë Socialiste”.

Reagimi i Fatjon Elezajt për Petro Koçin

Pas kalimit me sukses të zgjedhjeve marr shkas nga përmendja e emrit tim në statusin e deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste.

Si fillim dua të sqaroj për të gjithë ju dhe për deputetin se unë:

– jam një familje e konvertuar në partinë socialiste pasi prindërit e mi kanë qënë anëtar edhe në partinë e Punës së asaj kohe;

– gjithashtu dua t’ju garantoj se që nga themelimi i Partisë Socialiste dhe deri më sot për asnjë moment të vetëm nuk jam larguar nga Partia Socialiste pavarësisht vlerësimit nga Partia Socialiste , jam krenarë që babi im ishte me Partinë Socialiste në 91, 92 , 96 dhe në 2005 ku duhet ta dimë mirë se PS e sotme nuk është ps e kpd- ve të 2000 -it ku një takim pështyheshin e lëpiheshin sipas interesit të tyre personal duke e nxjerrë PS në opozitë në 2005.

Sot PS ka zot. Ka Edi Ramën që tipave të tillë ia ka treguar rrugën që në fillim.

Miqtë e mi dua të sqaroj se kjo fushatë nuk ishte aspak normale për shkak të situatës që u krijua nga Covid 19 por për një gjë jam shumë i sigurt. Në sinqeritetin e çdo kryetari të OS dhe të çdo anëtari të PS për punën e bërë.

Gjithashtu, dua t’ju them se ne ishim pa kryetar PS për Bashkinë Fier, pasi kryetari i emëruar në krye të PS pas daljes së listës nuk indinjoi as për një falenderim ndaj Asamblesë së qytetit apo antarësisë.

Dua t’ju bëj me dije se ne çdo takim që ne patëm, kryetari i emëruar i PS nuk mori pjesë as për të thënë 2 fjalë e as për të mbështetur Partinë Socialiste apo ne si përfaqësues të saj. E gjithë fushata u menaxhua nga Drejtuesi Politik i Qarkut z. Gramoz Ruçi dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi.

Të gjithë ne bëmë të pamundurën për të fituar sa më thellë me të gjithë anëtarët, me të gjithë Kandidatët për Deputet të cilët nuk hiqnin dot dorë nga vota individuale.

Ju zoti deputet i zgjedhur nuk mund të flisni në emër të PS Fier por të njesive të cilat ju mbuloni si deputet pasi ju Fierin e braktisët sapo doli lista e kandidatëve për deputet. Morët njësitë tuaja dhe as nuk u kujtuat se ishit kryetar i emëruar i PS.

Ekipet e Partisë Socialiste treguan se janë më të forta se ato të 1997-2005 duke siguruar mandatin e 3 -të rradhazi me kryetarin e tyre dhe me qendrimin që ka patur Partia Socialiste në terësi. Ju po vazhdoni të tentoni të përçani Partinë Socialiste Fier duke shkruar nëpër rrjetet sociale.

Ne Socialistët e Fierit si të gjithë Socialistët e Shqipërisë kemi punuar fort për kanditatët tanë për kryetar Bashkie dhe deputet.

Ne Socialistet jemi të sigurt se Partia Socialiste është partia e së drejtës dhe e vetmja forcë politike që bën shtet dhe Drejtësi. Ne e mirëpresim drejtësinë mbi këdo që ka abuzuar në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Fier , por kurrë nuk i përçajmë radhët tona duke ngritur akuza të pabaza ose akuza për të cilat ne nuk jemi të sigurt.

Ju zoti kandidat brenda 3 ditëve keni reagime të ndryshme të cilat na habisin dhe neve.

Me këtë që keni bërë ju zoti deputet i zgjedhur keni treguar se interesat tuaja personale janë më të mëdha se qyteti ynë.

Me qendrimin tuaj keni treguar se nuk e doni as Fierin dhe as Partinë Socialiste. Ne nuk e lejojmë kurrë përçarjen e Partisë Socialiste.

Së fundmi dua të falenderoj të gjithë të deleguarit që përfaqësuan denjësisht Rajonin 2 për zgjedhjet e 2021, të gjithë kryetarët e OS , të gjithë Anëtarët e PS dhe t’ju them ju zoti deputet i zgjedhur i Partisë Socialiste se ne nuk jemi mësuar ta tradhëtojmë PS se PS është dhe do të jetë gjithmonë para çdo interesi personal të timit dhe të tonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat