Vetura humb kontrollin dhe përfundon me kokë në kanal

Shqipëria

Vetura humb kontrollin dhe përfundon me kokë në kanal

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 21:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Than.

Një mjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka përfunduar në kanal, fatmirësisht pa lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat