Shkrumbohet banesa 2-katëshe në Milot, fatmirësisht 7 anëtarët e familjes arrijnë të dalin në kohë

Shqipëria

Shkrumbohet banesa 2-katëshe në Milot, fatmirësisht 7 anëtarët e familjes arrijnë të dalin në kohë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Një banesë dy katëshe në Milot është djegur totalisht.

Sipas burimeve zjarri ka rënë gjatë orës 3 të mëngjesit të sotëm kur 7 anëtarët e familjes kanë qenë brenda.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i djegies së banesës. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat