SPAK nis verifikimet në bashki pas denoncimit të Petro Koçit

Shqipëria

SPAK nis verifikimet në bashki pas denoncimit të Petro Koçit

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:56
Petrit Koçi

SPAK ka nisur verifikime për denoncimet publike të deputetit të Partisë Socialiste në Fieri, Petro Koçi, i cili deklaroi pak ditë më parë se në Fier personazhe te implikuar ne botën e krimit kanë marrë tenderë dhe janë në menaxhim të financave publike vendore.

Sipas burimeve zyrtare të SPAK pas këtyre deklarimeve janë duke u kryer verifikime për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të Bashkisë.

Por ende nuk ka regjistrim te procedimeve hetimore per rastin.

Deklarata e plotë e Petrit Koçit:

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat