Është shoqëruar djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Azem Hajdari (junior), është shoqëruar nga policia e Elbasanit.
Atij i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.
Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.