Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e mesazheve të atyre që ai i quan 'qytetari dixhital', duke hedhur në Facebook denoncime pa u verifkuar. Sot ai ka publikuar një mesazh sipas të cilit deputeti socialist Petro Koçi sulmoi ish-drejtorin e Kadastrës se i kërkoi 200 mijë euro dhe ai nuk ia dha.
“200000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin", ka shkruar Berisha, krahas mesazhit të qytetarit.
Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Petro Koçi.
“O plaku Mere kaq shume te djeg ndershmëria e të tjerëve? Ke ikur jo vetëm me gjithë tespie por edhe nga mëndte! Linde e u plake dreqëndëbark! Njerëz të mirë e të pastër mos u dekurajoni! Ky kërkon që ti bëjë të gjithë si veten e tij, zëdhënës të korruptur të botës së krimit! Drejtësia do fitojë”, shkruan Koçi.