Avokati Ndue Pjetra: Do të dorëzojmë të tjera materiale në SPAK për Alban Toron

Shqipëria

Avokati Ndue Pjetra: Do të dorëzojmë të tjera materiale në SPAK për Alban Toron

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:35
Ndue Pjetra

Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për fillimin e hetimit ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro, i dyshuar për falsifikim dokumentesh kreu i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Ndue Pjetra thotë se do të dorëzojë të tjera material në SPAK për këtë çështje.

”Tashmë SPAK-u do vazhdojë hetimet përveç atyre që janë evidentuar nga shoqata e avokatëve antikorruspion do kemi edhe disa të tjera të cilat do ja vendosim në dispozicion organit të akuzës për ta shtrirë hetimin dhe në këto të tjera që konsiderohen shumë të nevojshe për vazhdimin e hetimeve.”-tha avokati Pjetra.

Pjetra tregon se hapi i radhës është venia e materialeve të hetimit në dispozicion të këshillit të lartë gjyqësor i cili duhet të pezullojë toron nga anëtar i klgj dhe ndaj tij të merren masat e parashikuara në ligj.

”KLGJ akoma nuk ka kthyer, nuk ka dhënë asnjëlloj informacioni pavarësisht se ne duhet ti drejtoheshim komisionerit. Por komisioneri në këto raste nuk ndërhyn dhe ishte antikushtetuese ndërhyrja e komisionerit tek KLGJ por në këto momente jemi në pritje.”- shtoi Pjetra.

Torro dyshohet se ka dorëzuar dokumete të falsifikuara për tu përzgjedhur anëtar i klgj.  Sipas ligjit, anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje, por nga faktet e publikuara ne media, rezulton se Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin. Duke iu referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë, por kjo nuk është pasqyruar në dokumentet qe ai I ka dorezuar kuvendit te shqiperi kur aplikoi per detyren e anetarit te KLGJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat