Të gjithë ata që kanë bërë plane për plazh në fundjavë, mund t’i gëzohen motit me diell e temperaturave të larta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë nga jugperëndimi, fundjava që presim përpara parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.
Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.
Për ata që do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës, kryesisht për ditën e nesërme.
Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.
Temperaturat për dy ditët në vijim, si më poshtë: