Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Distria Krasniqin për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Përmes një postimi në Facebook, Meta uroi Distrian, duke e quajtur ‘më e mira e botës’ dhe po ashtu uroi trajnerin e saj, Driton Kuka.
Postimi i plotë:
Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!
Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen!