Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin në Kroaci.
“Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë.
Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.
Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, shkruan në mesazhin e tij Gramoz Ruçi.