Kreu i shtetit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi pak ditë më parë ishin në SHBA.
Takimi nuk u bë publik nga Presidenca, ndërsa ka qenë lobisti Safi Kaskas i cili e ka bërë publike duke postuar dy foto në rrjetet sociale.
“The Qur’an with References to the Bible”, (Kurani me referenca në Bibël), është libri i cili Kaskas i dhuroi Metës dhe Kryemadhit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/25/auto_safi1627216293.jpg)
Kaskas shkruan se zonja Kryemadhi e pëlqeu shumë librin, madje u zotua se do të bënte të mundur përkthimin e tij në shqip.